Zidane flet pas humbjes me Betis: Unë jam përgjegjësi

Zinedine Zidane mori përgjegjësinë për "ndeshjen më të keqe të sezonit" të Real Madrid, pas humbjes 2-1 ndaj Real Betis në La Liga të dielën.

Sport

09/03/2020 07:59

Ish-sulmuesi i Barcelonës, Cristian Tello shënoi në minutën e 82′ për fitoren e vendasve dhe tashmë Reali qëndron dy pikë prapa rivalëve, pavarësisht se triumfoi në Clasico të javës së kaluar.

Zidane pranoi fajin për rezultatin, i cili erdhi megjithë penalltinë e Karim Benzema që baraspeshoi golin e Sidnei në pjesën e parë, transmeton lajmi.net.

“Ne nuk morëm asgjë sot, dhe unë jam fajtor për këtë. Unë duhet të shikoj se çfarë ndodhi; ne do të luftojmë për të fituar ligën deri në fund”, tha Zidane pas ndeshjes.

“Unë jam me lojtarët e mi deri në vdekje. Unë jam përgjegjës këtu. Ne do të analizojmë atë që ndodhi dhe do të vazhdojmë më tej”.

“Ne kemi luajtur keq. Shumë gabime. Neve na mungoi gjithçka, loja, zotërimi i topit, agresioni, ishte ndeshja më e keqe eë sezonit. Ne nuk merituam të fitonim. Ne nuk mund të jemi të lumtur. Ne filluam keq, dhe nuk mund t’i korrigjonim gabimet. Nuk kemi asnjë shpjegim për momentin, thjesht na munguan pak nga gjithçka”.

“Kjo është përgjegjësia ime. Ne nuk kemi gjeneruar asgjë sot. Na ka munguar gjithçka, posedimi i topave, ne kurrë nuk humbasim aq shumë topa, ky ishte problemi ynë kryesor sonte”. /Lajmi.net/