Frika nga koronavirusi, këngëtarja e njohur dhe partneri i saj shtyjnë dasmën
Katy Perry dhe Orlando Bloom raportohet se po shtyjnë dasmën e paraparë të mbahet në Japoni.
ShowBiz
Katy Perry dhe Orlando Bloom kanë anuluar dasmën e tyre të planifikuar të mbahet në Japoni, raporton People.
Përhapja e shpejtë e koronavirusit (COVID-19) është, natyrisht fajtori, shkruan Page Six, transmeoton lajmi.net.
“Ishte gjithçka e organizuar në Japoninë me 150 të ftuar. Katy ishte me të vërtetë e ngazëllyer të ecte nëpër altar shtatzënë”, tha një burim afër çiftit.
“Ata të dy ishin aq të gatshëm sa të gjitha detajet e dasmës po finalizoheshin, por ata po shtyjnë dasmën për shkak të koronavirusit”, shtoi ai burim.
Perry, 35, e cila konfirmoi shtatzëninë në orët e vona të së enjtes me videoklipin “Never Worn White”, diskutoi verën e saj të zënë në një lidhje “live” me fansat në Instagram.
“Shumë gjëra do të ndodhin këtë verë. Jo vetëm që do të lind”, tha ndër të tjera ajo, duke konfirmuar albumin e saj të ardhshëm.
Bloom, 43 vjeç, i propozoi Perryt në një helikopter në ditën e Shën Valentinit më2019. Ai ka një djalë, Flynn, 9 vjeç, me ish-gruan Miranda Kerr. /Lajmi.net/