Vatikani konfirmon rastin e parë të koronavirusit

Qyteti i Vatikanit ka konfirmuar se një pacient në shërbimet e tij shëndetësore u testua pozitiv nga koronavirusi.

Bota

06/03/2020 12:35

Sipas medieve të huaja zëdhënësi Matteo Bruni, tha se shërbimet ambulatore në klinikat e Vatikanit janë pezulluar në mënyrë që të “pastrohet” zona.

Bruni shtoi se shërbimet e urgjencës do të jenë në funksion dhe Vatikani tashmë ka njoftuar autoritetet shëndetësore italiane.

Vatikani ka raportuar se Papa Françesku nuk është i infektuar me koronavirus, por vetëm me ftohje të lehtë, përcjell Telegrafi.

Italia mbetet qendra e shpërthimit të koronavirusit në Evropë, veçanërisht në rajonet veriore të Lombardisë dhe Venetos, ndërsa deri më tani 148 persona kanë vdekur.