Rina Balaj publikon këngën e re në platformën “Spotify”

Rina Balaj solli projektin e ri muzikor.

ShowBiz

05/03/2020 23:56

Rina Balaj kohën e fundit ka qenë shumë e angazhuar rreth projekteve të reja muzikore, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja, para pak minutash ka bërë të ditur se kënga me titull “Sari”, është publikuar në platformën “Spotify”.

Ajo bëri të ditur që këtë këngë shumë shpejt e sjell të shoqëruar edhe me videoklip në YouTube.

Për ndryshe, Rina Balaj në projektet e fundit ka bashkëpunuar me partnerin e saj, reperin Sin Boy. /Lajmi.net/