Rita Ora me veshje të stilit të viteve 90′ në Javën e Modës në Paris

Rita Ora mori pjesë në Javën e Modës në Paris.

ShowBiz

04/03/2020 22:49

Këngëtarja Rita Ora këtë javë ka qenë shumë e angazhuar, shkruan lajmi.net.

Ajo mori pjesë në Javën e Modës në Paris dhe mori vëmendjen me paraqitjen e fundit ku zgjodhi të vishet me stilin e viteve 90′.

Këngëtarja 29 vjeçe, dukej zonjë në një fustan mini ndërsa largohej nga hoteli i saj në kryeqytetin francez.

Rita ndër të tjera po punon edhe për projekte të reja muzikore dhe po e shijon suksesin e atyre paraprake./Lajmi.net/