Kjo është ideja e Marotta për ta përfunduar sezonin e Serie A pas shpërthimit të koronavirusit

Shefi ekzekutiv i Interit, Beppe Marotta beson se e vetmja mënyrë që sezoni i Serisë A të përfundojë është nëse luhen shumica e ndeshjeve pas dyerve të mbyllura.

Sport

04/03/2020 17:51

Futbolli italian është tronditur nga shpërthimi i koronavirusit javët e fundit me shumë ndeshje të anuluara dhe të riorganizuara për t’u luajtur larg nga publiku.

Qeveria italiane muajin e kaluar ndaloi ngjarjet sportive në rajonet veriore të prekura më keq. Deri më tani, 10 ndeshjet në Serie A janë shtyrë, si dhe dy në Kupën e Italisë, transmeton lajmi.net.

Pas një takimi me 20 klubet në ligën elitare italiane të mërkurën, Marotta tha: ”Harmonia e duhur u rivendos në një kohë të vështirë për vendin, ne duhet të jemi të vetëdijshëm për problemet shumë serioze shëndetësore në sferën tonë, brenda futbollit”.

”Përpjekja është për të përfunduar kampionatin me rregullsinë maksimale, pa krijuar një çekuilibër konkurrues, por siç mund ta shihni skenari ndryshon vazhdimisht”.

”Ne jemi duke pritur për një dekret të ri qeveritar, në mënyrë që të kuptojmë çfarë do të ndodhë. Pas dyerve të mbyllura është mënyra e vetme për të përfunduar ligën në dritën e situatës dhe kufizimet që qeveria po miraton me të drejtë”, u shpreh ai. /Lajmi.net/