Simptomat e ankthit: Të kuptuarit e shenjave fizike, nga dridhjet deri tek dhimbja e gjoksit dhe e stomakut

Statistikat alarmuese tregojnë që shëndeti mental krijon rreth 12% të sëmundjeve.

Lifestyle

04/03/2020 10:04

Numri  më i madh i sëmundjeve të krijuara nga ankthi, prekin një në tetë femra dhe 10% të meshkujve që vuajnë nga kondicioni, raporton “7news”, transmeton lajmi.net.

Deri sa kjo çështje ishte tabu, disa nga yjet botërore si Lady Gaga, Ryan Reynolds dhe Oprah Winfrey kanë treguar për betejën e tyre ndaj ankthit.

Tani, psikiatri Mark Cross ka botuar një libër, ka shpjeguar “luftën” nga ankthi jo vetëm me medikamente, por edhe për disa që kanë mposhtur demonët e tyre nga këto sëmundje.

“Kisha disa simptoma të ankthit që nga mosha pesë vjeçare. Më kujtohet që isha shumë i qetë si fëmijë, dhe nuk më ndihmonte fakti që isha ndryshe. Kam punuar në këtë drejtim për shumë vite me radhë, por si mjek asnjëherë nuk kam biseduar në mënyrë të hapur në lidhje me ankthin tim dhe ajo vetvetiu më ka krijuar ankth edhe më shumë”, është shprehur Cross.

Identifikimi i ankthit

Secili mund të ndjejë ankth apo stres që tani apo edhe më parë, sidoqoftë, ankthi dhe diagnoza mund të manifestohen vetvetiu nga disa simptoma fizike.

“Ankthi është kur keni ato simptomat e lehta, për shembull kur ju uleni diku me shokët tuaj, dhe ju keni ato mendimet e këqija në kokë, frikën për të ardhmen, apo simptomat fizike, dhe nuk ka asgjë që të ju bëjë më të përgatitur”, tha Cross.

Të kërkoni ndihmë

Ka shumë lloje të ankthit, që nga çrregullimet e ankthit gjeneral deri tek çrregullimi i detyrueshëm (OCD) dhe agoraphobia. Në vitet 2017 dhe 2018, 4.2 milion njerëz kanë hasur në probleme mentale.

“Bisedoni me dikë, sepse është gjithmonë mirë që të gjeni një person që të ju mbështesë, dhe ky person mund të ju ndihmojë duke ju dhënë këshilla dhe ndihmë profesionale”, tha Cross. /Lajmi.net/