ZYRTARE: Shtyhet ndeshja Juventus – Milan shkaku i Koronavirusit

Futbolli italian ka hyrë në një situatë kaotike.

Sport

03/03/2020 21:36

Pas shtyrjes së disa ndeshjeve në fundjavën që shkoi, sapo është konfirmuar edhe pezullimi i ndeshjes së Kupës së Italisë mes Juventusit dhe Milanit, e paraparë të zhvillohej ditën e mërkurë.

Sëmundja infektive e njohur me emrin Koronavirus ka marrë përmasa të mëdha të përhapjes në Itali.

Shumë aktivitete, përfshirë edhe ato sportive janë duke u anuluar, shkaku i rrëzikshmërisë së përhapjes më të madhe të këtij virusi.

Në fundjavë, është vendosur që të shtyhen disa ndeshje nga Serie A, ku bënte pjesë edhe derbi mes Juventusit dhe Interit.

Por, sot është marrë vendimi që të shtyhet edhe sfida kthyese e Kupës së Italisë mes Juventusit dhe Milanit, që duhej të zhvillohej ditën e mëkurë.

Ndeshja e parë mes Milanit dhe Juventusit në ‘San Siro’, kishte përfunduar 1:1./Lajmi.net/