Çitaku i reagon gazetarit britanik: Postimi juaj është plot spekulime
Gazetari britanik, Tim Judah, njohës i zhvillimeve politike në Ballkan, ka dhënë një version, pse sipas tij, SHBA-ja me anë të emisarit të saj special, Richard Grenell, dëshiron të arrihet një marrëveshje e shpejtë mes Kosovës e Serbisë.
Lajme
Judah në një nga arsyet pse sipas tij po nguten për marrëveshje është fundi i mandatit të presidentit Hashim Thaçi. Sipas tij, meqenëse SHBA-ja po punon intensivisht me Thaçin, kjo mund të ishte një masë mbrojtëse e tij nga Dhomat e Specializuara.
Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, i ka reaguar gazetarit duke thënë se postimi i tij në Twitter është spekulativ.
“Me gjithë respektin Tim, postimi juaj është plot spekulime. Nuk e di kush është burimi juaj, por mund të ju them se është burim i paqëndrueshëm”, i ka replikuar Çitaku.
Korrespondentit të “The Economist” i është kundërpërgjigjur edhe vetë Grenelli. /Lajmi.net/