Ronaldo niset në Madeira, në dyshim për Milanin

Cristiano Ronaldo ka marrë një lajm tronditës gjatë ditës së sotme.

Sport

03/03/2020 14:04

Nëna e tij, Dolores Aveiro, ka pësuar një sulm në tru në orët e para të mëngjesit dhe u transportua me urgjencë në spital – derisa raportohet se gjendja e saj është stabile.

Për këtë shkak, ylli portugez është në dyshim për sfidën e nesërme kundër Milanit në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Italisë, transmeton lajmi.net.

Ai thuhet se ka udhëtuar menjëherë sot në vendlindjen e tij, për të vizituar nënën e tij dhe nuk dihet nëse do të jetë prezent në ndeshjen e nesërme.

Takimi i parë në ‘San Siro’ përfundoi baras 1:1, ndërsa nesër me fillim nga ora 20:45 do të merret vesh finalisti i parë. /Lajmi.net/