Kurti priti në takim ish-Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu

Sot, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ish-Presidentin e Republikës së Shqipërisë,  Alfred Moisiu

Lajme

02/03/2020 19:34

Siç njofton kumtesa, Moisiu i uroi Kryeministrit Kurti punë të mbarë në qeverisjen e vendit.

Ai shprehu kënaqësinë për arritjen e marrëveshjes së koalicionit dhe ardhjen në pushtet të opozitës, si një vlerë e re në fushën e politikës shqiptare.

Ai nënvizoi se sfidat do të jenë të shumta dhe se terreni i vështirë kërkon ndershmëri dhe aftësi.

Kurti shprehu, nga ana e tij, mirënjohjen për z. Moisiu, për pjesëmarrjen e ish-presidentëve në tryezat ndërkombëtare si dhe për rolin e tyre në të ardhmen. Biseda mes kryeministrit Kurti dhe ish-presidentit Moisiu ishte shumë e ngrohtë. /Lajmi.net/