Kupa e Italisë: Napoli me mungesë të madhe për ndeshjen kundër Inter
Napoli do të ketë një mungesë të madhe për ndeshjen kundër skuadrës së Inter.
Sport
Në kuadër të ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Italisë, ndërmjet Inter – Napoli, skuadra napolitane do të ketë një mungesë të madhe.
Napoli ka njoftuar se Arkadiusz Milik nuk është stërvitur me pjesën e skuadrës dhe është në dyshim për ndeshjen e Italisë kundër Inter, transmeton lajmi.net.
Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e Napoli, e cila ka njoftuar se lojtari është stërvitur vetëm në palestër, dhe jo në fushën e blertë.
Në anën tjetër, edhe Dries Mertens ka pësuar një goditje në Ligën e Kampionëve kundër Barcelonës, gjatë javës së kaluar.
Mbetet të shihet se si Gattuso do t’i mbulojë këto hapësira të lëna nga Milik, e me shumë gjasë edhe nga Mertens, për ndeshjen e Kupës së Italisë. /Lajmi.net/