Sindikata e Pavarur e RTK-së dënoi sulmin ndaj Ahmetit
Sindikata e Pavarur e RTK-së dënoi ashpër aktin e dhunës ndaj kryeredaktorit të ueb-faqes së RTK-së, Altin Ahmeti i cili është sulmuar mbrëmë nga disa persona në një lokal të Prishtinës.
Lajme
02/03/2020 08:48
Sindikata kërkon nga organet e drejtësisë që të marrin të gjitha masat ligjore në mënyrë që kryesit e këtij akti të shëmtuar të marrin dënimin e merituar.
Ndryshe, mbrëmjen e së dielës, Ahmeti tha se ishte sulmuar nga pesë persona dhe se ishte kërcënuar me jetë.