Pothuajse e kryer, ja kur luhet derbi Juventus – Inter
Anulimi i derbit Juventus - Inter, i planifikuar të luhej këtë fundjavë, bëri shumë bujë nëpër mediet botërore.
Sport
Kjo për shkak se tifozët zikaltër pretendonin se po krijohet një ‘Calciopoli 2’, anise edhe katër ndeshje të tjera u shtynë për shkak të frikës së koronavirusit. Gjithnjë sipas tyre, kjo po bëhej për t’i favorizuar Juventusin në garën për titull – por mbetet thjesht një pretendim i tyre i cili është një dukuri e zakonshme tash e disa vite në Serie A.
Mirëpo, Federata Italiane tashmë ka dalë me një propozim të ri dhe mungon vetëm një ‘ok’ i skuadrave që kjo të konfirmohet, përcjell lajmi.net.
Mediet italiane raportojnë se të mërkurën (4 mars) mund të luhet derbi i madh italian – i cili mund të vendosë shumëçka në luftën për titull.
Ndeshjet e gjysmëfinales së Kupës do të shtyheshin për një afat të pacaktuar ende. /Lajmi.net/