Propozim interesant nga Napoli: Të luhet Juve -Inter në vend të Juve – Milan
Skuadra e Napoli ka drejtuar një propozim interesant drejt Serie A.
Sport
Napoli kanë propozuar që të luhet ndeshja mes Juventus dhe Inter në orarin e ndeshjes së Kupës së Italisë, ndërmjet Juventus dhe Milan.
Kalendari i Serie A tashmë është në një kaos të madh, si pasojë e Coronavirusit, virus që ka prekur mbi 1100 persona dhe ka shënuar 29 viktima në Itali.
Duke parë tollovinë e krijuar në Serie A, Napoli propozon që ndeshja Juventus – Inter të luhet, kurse gjysmëfinalja e Kupës të shtyhet për maj, transmeton lajmi.net.
“Për ne duket më korrekte që ndeshja Juventus – Inter të luhet të mërkurën, kështu që dy gjysmëfinalet e Kupës së Italisë mund të shtyhen për maj” ka thënë Lombardo, shefi i shtypit te Napoli.
Ndeshja mes Juventus dhe Milan do të jetë e hapur për tifozë të regjioneve të caktuara. Mbetet të shihet nëse ky propozim i napolitanëve do të shqyrtohet. /Lajmi.net/