Presidenti i Serie A përgënjeshtron Marottan: Propozuam që ndeshja të luhet të hënën, Inter refuzoi

Presidenti i Serie A, Dal Pino, i ka reaguar fjalëve të Giuseppe Marotta.

Sport

01/03/2020 11:32

Shefi ekzekutiv i skuadrës së Inter, Giuseppe Marotta, është shprehur i pakënaqur me vendimet e federatës italiane.

Vendimi për shtyrjen e ndeshjes Juventus – Inter ka qenë problem i madh sipas fjalëve të Marotta, i cili insistonte se vendimi është marrë pa u konsultuar me skuadrat.

Por, këto fjalë ka përgënjeshtruar Dal Pino, i cili ka thënë se kishte propozim që ndeshja të luhet të hënën, por skuadra e Inter refuzoi.

“Vendimi është i imi, por klubet e përfshira kanë dëgjuar nga telefoni për këtë, kështu që ne i dimë mirë pozicionet e secilës. Ne veprojmë me përgjegjësi për të mbrojtur tifozët” ka thënë Dal Pino, transmeton lajmi.net.

“Të premtën, De Siervo dhe unë i kemi propozuar Interit që ndeshja të luhet të hënën, me dyert e hapura. Inter refuzoi kategorikisht të zbres në fushë” shtoi presidenti i Serie A.

Juventus do të luante të mërkurën kundër Milan, në Kupën e Italisë dhe ndeshja e luajtur të hënën nuk do t’iu shkonte përshtati as atyre. /Lajmi.net/