ZYRTARE: Talenti anglez nënshkruan kontratë profesionale me Liverpool
Harvey Elliott dhe Liverpool kanë arritur një marrëveshje mbi kontratën e parë profesionale të yllit anglez.
Sport
Anësori ka rënë dakord për një marrëveshje tre-vjeçare në ‘Anfield’, që do të jetë në fuqi këtë verë.
Elliott, i cili u transferua në Liverpool nga Fulham verën e kaluar, mbush 17 vjeç në prill, transmeton lajmi.net.
Ai nuk mund të nënshkruajë një marrëveshje më të gjatë derisa të mbush 18 vjeç, kur shpresohet se do të nënshkruaj kontratë pesë-vjeçare me kampionët evropianë.
Ylli i ri anglez ka bërë gjashtë paraqitje në kupë këtë term, dhe bëri debutimin e tij në Premierligë muajin e kaluar kundër Sheffield United.
Jurgen Klopp është impresionuar me Elliott dhe pjekurinë e tij që nga ardhja e tij në Merseyside. /Lajmi.net/