Pse duhet të flisni me fëmijët tuaj për koronavirusin?

Ekspertët thonë që fëmijët duhet mbrojtur nga frika që u shkaktojnë lajmet në lidhje me koronavirusin.

Lifestyle

27/02/2020 14:52

Mënyra e mos bisedimit me fëmijët në lidhje me koronavirusin mund të shkaktojë frikë tek ta, raporton “Daily Mail”, transmeton lajmi.net.

Doktoresha Zoi Nikiforidou, tha që deri sa jeni duke u shqetësuar për gjendjen aktuale në lidhje me përhapjen e virusit, është më mirë të mendoni për ndikimin e situatës tek fëmijët.

Argumentoj në mënyrë të fuqishme që nuk është në rregull që ti shmangni bisedat me fëmijët në lidhje me informata për koronavirusin . Fëmija juaj ndoshta mund të jetë pesë apo gjashtë vjeç, por ai ose ajo do ti marrë ato informata shumë shpejtë, çoftë nga telefoni, TV apo edhe diskutimet në shkollë, ka thënë doktoresha.

Ata ndoshta nuk do ua thonë, por në një mënyrë tjetër do të tentojnë që t’ua thonë, e që ndoshta këto lajme mund ti sjellin frikën.

Ju ndoshta tentoni të kaloni këtë temë duke ju thënë: “ ti nuk do të doje që të dëgjosh më shumë për këtë temë”, në vend se ti dëgjoni brengat dhe shqetësimet e krijuara nga kjo gjendje.

Në fakt ju po krijoni një paragjykim në lidhje me mendimin e tyre apo ndoshta nuk keni nevojë të kuptoni që cili është rreziku që na kanoset.

Fëmijëve duhet dhënë këshilla, që të mbrohen gjatë kohës kur nuk janë me prindërit. Duhet bërë larja e duarve dhe dezinfektimi i tyre, që të minimizohen rreziqet për infektim. /Lajmi.net/