Katër të huaj plaçkiten dhe rrahen në Kosovë menjëherë pasi kalojnë kufirin
Katër shtetas të huaj janë sulmuar dje në Kosovë, nga ku edhe janë plaçkitur.
Lajme
Viktimat kanë raportuar në polici se posa kanë kaluar kufirin e Shqipërisë me Kosovën, pesë të dyshuar i kanë grabitur para dhe telefona, shkruan lajmi.net.
Përveç plaçkitjes, të dyshuarit edhe i kanë sulmuar fizikisht viktimat.
Pas rastit, viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, teksa rasti vazhdon të mbetet nën hetime. /Lajmi.net/