Dy kosovarë dhe një shtetas i huaj, të ardhur nga Italia, dyshohet se janë prekur me koronavirus
Në laboratorët e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik janë duke u trajtuar dy pacientë të tjerë kosovarë me dyshimet se janë prekur nga koronavirusi.
Lajme
Në Klinikën Infektive në QKUK, sot janë paraqitur 3 raste të dyshuara për koronavirus. Një shtetas jo kosovar, 69 vjeç i cili ka qëndruar në Itali dhe dy shtetas të tjerë kosovarë, 25 vjeç dhe 23 vjeç, të cilët kanë ardhur sot nga Italia.
Rasti është konfirmuar për lajmi.net nga zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.
“Në Klinikën Infektive në QKUK, sot janë paraqitur 3 raste të dyshuara për koronavirus. Një shtetas jo kosovar, 69 vjeç i cili ka qëndruar në Itali. Dy shtetas të tjerë kosovarë, 25 vjeç dhe 23 vjeç, të cilët kanë ardhur sot nga Italia. Janë marrë mostrat për analizë dhe janë dërguar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike për verifikim”, ka thënë Fazliu.
Klinika Infektive njofton se nuk ka nevojë për panik dhe shqetësim, meqë janë vetëm raste të dyshuara.
Ndërkohë, vetëm gjatë ditës së djeshme në Infektiven e QKUK-së kanë qenë katër pacientë të cilëve u janë bërë mostrat rreth dyshimeve se janë prekur nga koronavirusi. Rezultatet për të njëjtat kanë dalë negative. /Lajmi.net/