Nga e mërkura shi e borë, këto janë temperaturat për ditët e ardhshme
Ditën e martë vendi ynë mbetet nën ndikimin e fushave të presionit të lartë, që do të vazhdojnë të kushtëzojnë mot stabil, të ngrohtë dhe me intervale më të gjata me diell.
Lajme
Mirëpo nga Evropa qendrore një ciklon i fuqishëm nga Atlantiku po i afrohet rajonit tonë, ku gjatë mbrëmjes së të mërkurës dhe ditës së enjte do të kaloj edhe mbi vendin tonë.
Ky ciklon gjatë ditës së mërkurë dhe të enjte do të sjellë vranësira dhe erëra të fuqishme nga jugperëndimi, e ditën e enjte priten edhe të reshura shiu që me rënie të temperaturave do të përzien edhe me reshje bore. Në vise kodrinoro-malore priten vetëm reshje bore.
Vlerat e cilësisë së ajrit do të luhaten përreth vlerave mesatare, mirëpo erërat që pritet të fryjnë do të zbresin vlerat edhe në të mira.
Ndërkohë ngrohtë do të jetë edhe të mërkurën por me vranësira të shtresave të larta dhe intervale më të gjata me diell, e nga mesdita edhe me erë.
Do të fryjë erë mesatare dhe e fuqishme nga krahu jugor 5-17m/s, e vende-vende në Dukagjin me hove deri në 20m/s. Indeksi UV: 3.
Dita e enjte do të jetë e ngrohtë, paradite kryesisht me diell. Ditën me erë, derisa vranësirat do të shtohen. Në mbrëmje nga perëndimi i vendit priten mundësi për reshje lokale shiu. Do të fryjë erë e fuqishme nga jugperëndimi 10-20m/s, vende-vende edhe me hove deri në 25m/s (90km/h). Indeksi UV: 3./PrishtinaWeather