12 të vdekur nga koronavirusi në Iran
Numri i të vdekurve është rritur në 12, ndërsa janë konfirmuar edhe 47 raste të tjera.

Bota
Rritet në 12 numri i të vdekurve nga koronavirusi (Covid-19) në Iran, ndërsa konfirmohen 47 raste të tjera.
Sipas lajmit të publikuar në televizionin shtetëror të Iranit, Ministri i Shëndetësisë, Said Nemeki, dorëzoi një raport në kuvend në lidhje me rastet e Covid-19, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në raport ai tha se numri i të vdekurve është rritur në 12, ndërsa janë konfirmuar edhe 47 raste të tjera.