Atletico me fitore solide ndaj Villarreal
Atletico ka arritur një fitore solide përballë Villarreal, duke e mposhtur me rezultat 3:1 në 'ëanda Metropolitano'.

Sport
Ishin mysafirët ata që kaluan të parët në epërsi përmes Paco Alcacer (16′), por Angel Correa (40′) baraspeshoi rezultatin në pjesën e parë.
Me disa zëvendësime të qëlluara, ‘Los Colchoneros’ kompletuan përmbysjen me Koke (64′) dhe Joao Felix (74′) të cilët realizuan për 2:1 respektivisht 3:1.
Atletico kthehet në vendin e tretë me 43 pikë, kurse Villarreal në vendin e shtatë me 38 pikë. /Lajmi.net/