Kurti i zënë sot me takime, tre zyrtarë i shkojnë gjatë ditës në kabinet
Albin Kurti do ta ketë ditën e zënë sot me takime.

Lajme
Sot, kryeministri i ri i Kosovës në kabinetin e tij do të pres tre zyrtarë, përfshirë edhe ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakaj, shkruan lajmi.net.
Përveç me Cakajn, Kurti do të takohet edhe me ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Bojan Betonceli si dhe me ambasadorin e Malit të Zi, Ferhat Dinosha.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga zyra e kryeministrisë.
Agjenda e plotë:
Kryeministri Albin Kurti pret në takim ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, z. Bojan Betonceli.
VENDI: Ndërtesa e Qeverisë (Vetëm pamje)
KOHA: 10:00
Kryeministri Albin Kurti pret në takim ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, z. Ferhat Dinosha.
VENDI: Ndërtesa e Qeverisë (Vetëm pamje)
KOHA: 10:45
Kryeministri Albin Kurti pret në takim Ministrin në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, z. Gent Cakaj.
VENDI: Ndërtesa e Qeverisë (Vetëm pamje)
KOHA: 12:30. /Lajmi.net/