Pamje nga vendi ku ndodhi vrasja e shumëfishtë në Gjilan

Një vrasje e rëndë ka tronditur Gjilanin ditën e sotme.

Lajme

18/02/2020 15:56

Një zyrtare e policisë dyshohet se ka vrarë me armë zjarri  prindërit dy vëllezërit dhe me pas edhe vetën.

Prokuroria e Shtetit,  ka dhënë detaje shtesë për vrasjen e shumëfishtë që ndodhi në Gjilan, ku policja 45-vjeçare, Valdete Bllaca, fillimisht kishte vrarë prindërit dhe dy vëllezërit e saj e më pas kishte bërë vetëvrasje.

Prokurori i rastit Arben Kadriu,  ka thënë para gazetarëve se dyshimet e para janë që është përdorur arma zyrtare.

“Dyshohet se është arma zyrtare e Policisë. E ndjera ka qenë zyrtare e policisë”, deklaroi prokurori.

Lajmi.net ju sjell pamje live nga vendi i ngjarjes: