Fotografitë që tregojnë vështirësitë, bukurinë dhe kënaqësinë e lindjes
Të pasurit një fëmijë është ndër përjetimet më të lumtura të një njeriu.
Lifestyle
Gjithnjë e më shumë, prindërit po ftojnë fotografë profesionistë të dëshmojnë në kamera momentet nga dhomat e lindjes, transmeton lajmi.net.
Madje, kjo ka shkuar aq larg sa që Shoqata Ndërkombëtare e Fotografëve Profesionist të Lindjes organizon një konkurs vjetor të fotografive të lindjes.
Në konkursin në fjalë nderohen puna e fotografëve, të cilët reflektojnë lindjen, periudhën pas lindjes dhe periudhën 48-orëshe pas lindjes së foshnjës.
“Fotografia e lindjes përfshin lotët e gëzimit, çudinë e sjelljes së një jete të re në botë,” tha grupi në një prononcim për shtyp.
Shkoni poshtë për të parë disa nga fotot që morën çmime në konkursin e këtij viti për fotografinë e lindjes.
/Lajmi.net/