‘Fenomeni’ tregon arsyet e largimit nga Inter

Fenomeni Ronaldo, ka treguar arsyen e largimit të tij nga Interi në një intervistë të tij të dhënë për DAZN.

Sport

12/02/2020 17:53

Legjenda e brazilit tregon se i dha ultimatum presidentit të atëhershëm, Massimo Morattit, që të zgjidhte në mes të tij dhe Hector Cuperit, i cili drejtonte Interin në atë kohë, transmeton lajmi.net.

‘’Ose largohem unë, ose Cuper’’, i shprehur lojtari.

Ronaldo shpenzoi pesë vite me Zikaltrit por pas vitit 2002 gjërat ndryshuan me sulmuesin që kërkonte kategorikisht largimin nëse tekniku argjentinas do të vazhdonte të udhëhiqte me skuadrën.

‘’Ne Milano kaloja shumë mire, tifozët më dhuronin dashuri të pakushtëzuar, por me ardhjen e Cuper unë nuk mund të vazhdoja më. Historia ime përfundoi keq atje pasiqë Moratti zgjodhi atë para meje’’, u shpreh Ronaldo.

Fenomeni u largua pikërisht në vitin 2002 për në Real Madrid për shifrën e 25 milionë eurosh.

43-vjeçari u kthye edhe njëherë në qytetin e Milanos në përfundim të karrierës së tij, por kësaj radhe si kundërshtar i Nerazzurëve duke iu bashkuar Milanos në vitin 2008. /Lajmi.net/