Anna Kournikova dhe Enrique Iglesias mirëpresin fëmijën e tretë

Çifti ende nuk kanë zbuluar gjininë e foshnjës.

ShowBiz

11/02/2020 13:46

Anna Kournikova dhe Enrique Iglesias thuhet se kanë mirëpritur fëmijën e tyre të tretë, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Ish-tenistja, 38 vjeç, tashmë ka binjakët dy vjeçar, Lucy dhe Nicholas, me partnerin Enrique, 44 vjeç.

Vëllai i këngëtarit spanjoll Enrique, Julio Iglesias Jr, në një intervistë radiostacionin kilian ADN, konfirmoi që bukuroshja ruse Anna ka lindur.

Kur u pyetën për thashethemet se ai do të ishte përsëri xhaxhai, ai tha: “Unë tashmë jam bërë xhaxha”.

Dhe kur intervistuesi kërkoi sqarime, ai nuk u referohej dy fëmijëve të tjerë të çiftit të yllit duke pyetur: ‘A ka lindur tashmë foshnja?’ 46-vjeçari u përgjigj: ‘Po’.

Por, meqë çifti me këmbëngulje tentojnë ta mbajnë jetën private larg vëmendjes së publikut, kur u pyet nëse i porsalinduri ishtye djalë apo vajzë, ai tha “Është sekret”.

Julio shtoi: ‘Vëllai im tani ka tre fëmijë. Ai është shumë i lumtur.

MailOnline ka kontaktuar përfaqësuesit e Annës dhe Enrique për koment, por nuk kanë preferuar të flasin.

Dyshja e kanë mbajtur të fshehtë shtatzëninë, derisa revista spanjolle “Hola” muajin e kaluar publikoi fotografitë e Anna Kournikovës shtatzënë. /Lajmi.net/