Eriksen i mahnitur nga ‘Derby della Madonnina’: Këtë atmosferë nuk e shihni në Premierligë

Christian Eriksen ka luajtur mbrëmë për herë të parë në një ‘Derby della Madonnina’.

Sport

10/02/2020 17:15

Derbi lokal i Milanos është një nga derbit më spektakolar në botën e futbollit, dhe një gjë e tillë u vërtetua edhe mbrëmë.

Për danezin Eriksen, ishte hera e parë që u paraqit në këtë derbi, dhe përshtypjet ishin të mrekullueshme, bazuar në fjalët që ka thënë ai.

“Ishte eksperiencë fantastike. Pjesa e parë ishte e mërzitshme, por fitorja si ajo me përmbysje, ishte shumë, shumë speciale” ka thënë Eriksen, transmeton lajmi.net.

“Tani unë mund të lë stadiumin me buzëqeshje të madhe. Tifozët kishin përgatitur koreografi fantastike. Ti nuk gjen atë atmosferë në Premierligë, ndoshta edhe pse nuk lejohet” ka shtuar danezi.

Eriksen u inkuadrua në këtë lojë si zëvendësues, dhe pati një paraqitje mjaft të mirë duke administruar mirë në mesfushë. /Lajmi.net/