Ja përse prekja e ushqimit me duar iu bën të shtoni peshë më shumë

Ngrënia e ushqimit me duart tuaja e bën atë të shijojë më mirë, tregon një studim - por kini kujdes, kjo praktikë gjithashtu ju bën të hani më shumë.

Lifestyle

09/02/2020 15:35

Të prekurit fizikisht ushqimin rrit perceptimet shqisore të trurit, sipas shkencëtarëve, transmeton lajmi.net.

Kjo do të thotë që edhe para se ushqimi të arrijë në gojë, prekja e tij e bën trurin të mendojë se është më i shijshëm dhe më i kënaqshëm sesa do të ishte në të vërtetë.

Por studiuesit zbuluan se efektet ishin të pranishme vetëm te njerëzit që zakonisht kufizonin dietën e tyre.

Njerëzit që kanë tendencë të hanë atë që duan, nuk e konsiderojnë si të shijshëm nëse nuk e prekin me duar fillimisht, sipas hulumtimeve. /Lajmi.net/