‘Derby della Madonnina’ luhet sonte – qyteti i Milanos gati për spektaklin e madh
Kanë mbetur edhe pak orë para fillimit të ‘Derby della Madonnina’, ndeshjes që tërheq vëmendje të madhe anë e mbanë botës.
Sport
Në ‘qytetin e modës’, Inter dhe Milan do të kontestojnë njëra tjetrën, për tri pikët e radhës në Serie A, shkruan lajmi.net.
‘Zikaltrit’ e Antonio Conte do të kenë shtesë, pas gabimit të Juventus mbrëmë, pasi tash kanë mundësinë të barazohen me pikë me ‘Zonjën e vjetër’.
Në anën tjetër, ‘Rossoneri’ kanë gjetur një formë të mirë nën 4-4-2-shin e Stefano Pioli, pas ardhjes së Zlatan Ibrahimovic, dhe do të synojnë fitoren kundër rivalit lokal, të cilin kanë tri ndeshje radhazi pa e mposhtur, shkruan lajmi.net.
Inter në këtë ndeshje futet nga pozita e dytë në tabelë, me 51 pikë të grumbulluara, kurse Milan qëndron larg në klasifikimin e Serie A, duke u pozicionuar në vendin e tetë, me 32 pikë në 22 xhiro.
Ndeshja mes Inter dhe Milan do të luhet sonte me fillim nga ora 20:45, dhe do të jetë e vlefshme për xhiron e 23-të në kampionatin elitar të futbollit italian. /Lajmi.net/