Vlora Dumoshi: ​Nexhmije Pagarusha do të jetë trashëgimia më e mirë në kulturën shqiptare

Ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi ka ngushëlluar familjarët e Nexhmije Pagarushës, me të cilët ka thënë se është në bashkërendim për organizimet që do të bëhen në nderë të veprës së bilbilit të këngës shqipe.

ShowBiz

08/02/2020 13:16

Ajo ka thënë se ceremonia e varrimit, ashtu siç ka kërkuar vet Nexhmije Pagarusha, do të jetë krejt private, por do të ketë ceremoni tjetër të organizuar nga Qeveria e Kosovës, shkruan Kosova Press.

Dumoshi tha se ndarja nga jeta e Nexhmije Pagarushës është humbje e madhe, por siç theksoi ajo, Nexhmije Pagarusha është e pavdekshme.

Bilbili i këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha ka ndërruar jetë dje në moshën 86 vjeçare.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në nderim të jetës dhe veprës së artistes së madhe, Nexhmije Pagarusha, ka vendosur që ditën e varrimit të saj, 9 shkurt, ta shpall ditë zie shtetërore në tërë territorin e Republikës së Kosovës.