Handanovic rrezikon të përballet me lëndim më serioz sesa është pritur – dëshiron paraqitjen kundër Milan

Samir Handanovic është duke synuar të paraqitet në ‘Derby della Madonnina’.

Sport

07/02/2020 17:15

Portieri slloven i Inter dhe kapiteni i kësaj skuadre, Samir Handanovic, është duke synuar të shtyjë veten në limite, dhe të luaj edhe i lënduar.

Handanovic ka pësuar një frakturë në gishtin e vogël të dorës së majtë, dhe ky lëndim ia rrezikon paraqitjen me Milan.

Mediet italiane shkruajnë sot se Handanovic po bën të pamundurën për t’u kthyer në formacionin startues për ndeshjen kundër Milan, duke rrezikuar kështu të bëjë dëmtimin edhe më serioz sesa në fillim, transmeton lajmi.net.

Portieri mungoi në ndeshjen e Inter kundër Udinese. Rikthimi i ngutshëm është rrezik i shtuar. Mbetet të shihet se çfarë do të vendos Antonio Conte. /Lajmi.net/