Mediet në Spanjë: Barca e ka gati ofertën për Martinez
Barcelona tashmë ka ndarë mendjen. Lautaro Martinez do të jetë dëshira e madhe e tyre në afatin kalimtar të janarit.
Sport
Katalanët janë në kërkim të një sulmuesi që do të zëvendësonte Luis Suarezin, i cili po shkon drejt fundit të karrierës.
Synimet e kampionëve të La Ligas janë gjetja e një sulmuesi të ri në moshë, duke i ofruar një kontratë afatgjate.
Emri që i ka bindur më shumë, është ai i yllit të Interit, Lautaro Martinez.
Shtypi spanjoll raporton se Barcelona ka ndarë shumën prej 111 milionë euro për 23 vjeçarin argjentinas.
Ekziston një klauzolë në kontratën e Martinez, e cila aktivizohet në muajin korrik, dhe i lejon largimin për 111 milionë euro./Lajmi.net/