E paragjykojnë sepse ushqen fëmijën me qumësht gjiri në dyqan

I thonë “të vras vetën” pasi që poston një foto duke e ushqyer fëmijën me qumësht gjiri.

Lifestyle

08/02/2020 12:29

Sarah Mills bëri një postim ku shihet duke ushqyer fëmijën e saj me qumësht gjiri. I thonë “të vras vetën” nga ky gjest i saj, raporton “Daily Star”, transmeton lajmi.net.

Gjithashtu është quajtur “pedofile” duke dhënë arsyen se nuk ushqehet me qumësht gjiri një fëmijë tre vjeç.

Duke mos i marrë parasysh kritikat e njerëzve ajo tha “E gjithë ekzistenca ime i përket fëmijëve të mi. Do të jap jetën për ta vetëm që ti shohë të shëndetshëm dhe në gjendje të mirë”.

Shumica e komenteve të nënave ishin pozitive duke u shprehur se të ushqesh fëmijën me qumësht gjiri është normale. /Lajmi.net/