Ndikimi i telefonit në raportin me fëmijët tuaj
A jemi një gjeneratë që po ndikohemi shumë nga telefoni?
Lifestyle
Nga hulumtimet e bëra tregohet se varësia nga telefoni është duke na shkëputur edhe me fëmijët tanë, kujdesi ndaj tyre është më i vogël dhe edukimi i tyre është telefoni, raporton “Independent”, transmeton lajmi.net.
Koha moderne që përfshin një ditë të zënë me punë dhe më pas obligimet tjera, koha e lirë duke u shpenzuar në telefon ka ndikuar në largimin e lidhjes prindër- fëmijë.
Sociologët dhe ekspertët e teknologjisë kanë thënë se teknologjia digjitale është duke na shpërqendruar dhe po ndikohemi negativisht. /Lajmi.net/