Telashe për Interin e Contes, lëndohet Samir Handanovic – mungon ndaj Milan dhe Lazio?
Samir Handanovic është problemi i radhës për skuadrën e Inter.
Sport
Në një garë të ashpër për ‘Scudetton’, ku Juventus është problemi kryesor për Inter, në listën e problemeve për ‘Zikaltrit’ është shtuar edhe kapiteni i skuadrës.
Handanovic pritet të mungojë tri deri në katër javë për skuadrën e Inter, bëjnë të ditur mediet italiane, transmeton lajmi.net.
‘Corriere dello Sport’ shkruan se Handanovic ka pësuar frakturë në gishtin e vogël të dorës së majtë.
Lojtari prite të humb dy ndeshje me rëndësi tejet të madhe për Inter, kundër rivalit lokal Milan, si dhe rivalit për pozitën e dytë, pse jo edhe titullin – Lazios.
Gjithashtu, paraqitja e Handanovic do të jetë në dyshim edhe për ndeshjet kundër Sampdoria, si dhe atë të Ligës së Evropës kundër Ludogorets. /Lajmi.net/