Conte: Eriksen zgjodhi Interin

Antonio Conte ka dhënë disa komente lidhur me transferimin më të madh të Inter gjatë kësaj merkatoje, Christian Eriksen.

Sport

01/02/2020 16:05

Eriksen iu bashkua skuadrës së Interit, duke lënë para kohe aventurën me Tottenham, duke u konsideruar kështu si lëvizja më e madhe në Serie A.

Conte insiston se Inter duhet të jenë krenar që një lojtar si danezi ka zgjedhur skuadrën ‘Zikaltër’, pasi kjo pasqyron punën e mirë të skuadrës.

“Eriksen ishte një ardhje e madhe për këtë klub. Ai kishte shumë opsione për të zgjedhur dhe zgjodhi Interin. Kjo vërteton se Inter janë në rrugën e duhur” ka thënë Conte, transmeton lajmi.net.

“Eriksen nuk ka luajtur shumë së fundmi me Spurs, por ai është në formë të mirë dhe po fillon të futet në idetë tona për futbollin” ka shtuar trajneri italian.

Eriksen ka luajtur tashmë me fanellën e Inter, duke pasur një paraqitje mjaft të mirë kundër Fiorentinën. /Lajmi.net/