Young: Conte më donte edhe te Chelsea

Ashley Young ka folur lidhur me kalimin e tij tek Inter dhe javët e para të kaluara në qytetin e Milanos.

Sport

31/01/2020 21:47

Young iu bashkua skuadrës së Inter gjatë merkatos së janarit, duke ndarë kështu rrugët me Manchester United.

Në ndeshjet e para, lojtari ka luajtur mjaft mirë, duke dhuruar edhe asistime për shokët e skuadrës dhe duke u përshtatur mirë në skemat e trajnerit Antonio Conte.

Conte e pëlqen shumë lojtarin, dhe një gjë të tillë ka zbuluar edhe vet Young, i cili ka thënë se Conte e donte atë edhe gjatë kohës kur ai drejtonte Chelsean.

“Ai më donte edhe disa vite më parë, te Chelsea, dhe ai është një trajner fantastik” ka thënë Young për ‘Sky Italia’, transmeton lajmi.net.

“Ai ka fituar trofe dhe ka ambicie për të arritur gjëra. Dua të bëj edhe unë këtë. Dua të arrij gjëra me Inter” ka shtuar anglezi.

Young po mbulon krahët e mesfushës së Inter, e cila përbëhet nga pesë lojtarë. /Lajmi.net/