Vëmendja ndaj vetës e jo ndaj partnerit shkakton lidhje toksike

Duke dhënë shumë vëmendje vetës mund ta kthej marrëdhënien tuaj me partnerin në lidhje toksike.

Lifestyle

01/02/2020 08:42

Lidhjet toksike ju bëjnë të pakënaqur, të dëmtoni veten dhe mund të ju bëjë të mendoni se a e meritoni të ju duan. Më e frikshmja është se mund të ndodhë pa e vërejtur dhe kuptuar qe është duke ndodhur me të vërtetë, raporton “Bright Side”, transmeton lajmi.net.

Edhe në një lidhje të përsosur është e vështirë të shohësh partnerin duke dhënë dhe marrë në mënyrë të barabartë, dhe është normale.

Mund të jetë më e pashëndetshme kur njëri partner jep më shumë dhe tjetri merr më shumë nga lidhja mes tyre.

Nëse nuk ka barazi mes një lidhjeje atëherë ju filloni të ndjeheni përgjegjës për partnerin tuaj dhe ndjeni se ata kanë nevojë për ndihmë.

Ju mendoni se partneri juaj nuk do të ishte në gjendje ta përballonte nëse lidhja nuk do të funksionoj më dhe kjo ndjenjë fillon dhe bëhet më e rëndë sepse jeni të bindur se partneri juaj do të ishte i/e humbur pa ju, dhe ju nuk mund ta lejoni që kjo të ndodhë. /Lajmi.net/