Rita Ora pozon ‘topless’ për revistën e njohur

Rita Ora pozoi e zhveshur vetëm me gjerdan e doreza për revistën "Love".

ShowBiz

30/01/2020 13:49

Rita Ora largon disa gjëra nga gjoksi, përfshirë edhe rrobat e saj, por mban doreza në duar, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Këngëtarja, 28 vjeçe, pozoi ‘topless’ për një fotosesion të revistës “Love” me vetëm një gjerdan, doreza dhe minifund.

Ajo gjithashtu u fotografua e shtrirë në pishinë, duke ekspozuar gjoksin.

Anëtarja e jurisë së “The masked singer”, Rita Ora tha për revistën Love “Muzika ime është ajo që është, dhe bën atë që bën – falënderuese – dhe kurrë nuk kam dashur të tregoj atë anë time në mënyrë profesionale, në fakt e kam fshehur qëllimisht”.

Rita Ora e ka dyfishuar pasurinë e saj brenda një viti në mbi 10 milionë funta.

Ajo këtë pasuri e bëri falë muzikës, kampanjave reklamuese dhe investimeve në pronë.

Këngëtarja pritet të publikojë muzikë të re edhe këtë vit, pas suksesit të albumit të saj “Phoenix” më 2018. /Lajmi.net/