Ja çfarë i ndodh trupit nëse hani tri hurme në ditë për një javë

Megjithëse nuk konsiderohen ushqim me vlera të larta ushqyese, hurmat janë afër këtij kategorizimi.

Lifestyle

29/01/2020 21:35

Frutat në fjalë, krahas shijes së ëmbël, ofrojnë një numër të madh përfitimesh shëndetësore, transmeton lajmi.net.

Në rast të përfshirjes në dietën tuaj, përkatësisht konsumimit të tyre tri herë në ditë javë, siç edhe rekomandon Bright Side, ju do arrini një mori përmirësimesh në shëndet.

Përfitimet janë sikundër vijojnë:

Shëndeti i eshtrave do përmirësohet

Sipas Julie Garden-Robinson, PhD, si dhe profesoreshë e Universitetit Shtetëror të Dakotës së Veriut, hurmet përmbajnë bor, i cili përmirëson shëndetin e kockave.

Një studim tjetër tregon se mineralet si fosfori, kaliumi, kalciumi dhe magnezi, të cilat gjenden tek frutat e thata, forcojnë kockat dhe luftojnë sëmundjet si osteoporoza.

Përmirësimi i tretjes 

Hurmat janë të pasura me fibra, mineral ky që ndihmon në përpunimin më të shpejtë të ushqimeve.

Marrja e fibrave parandalon kapsllëkun dhe promovon lëvizjet e rregullta të zorrëve. Një studim i botuar në revistën ‘British Journal of Nutrition’, tregoi se njerëzit që konsumojnë fibrat rregullisht kanë sistem tretës më të shpejtë.

Iu ndihmojnë në luftimin e stresit dhe depresionit

Hurmat përmbajnë Vitaminë B6, e cila ka provuar se ndihmon trupin të krijojë serotonin dhe norepinefrin, hormone që përmirësojnë shëndetin e trurit. Serotonina rregullon gjendjen emocionale, ndërsa norepinefrina lufton stresin.

Mund të parandalojnë sëmundjet e zemrës

Një studim ka arritur në përfundimin se hurmat ulin nivelin e triglicerideve dhe stresit oksidativ. Të dyja këto shquhen si faktorë rreziku për sëmundje të zemrës.

Për më tepër, frutat në fjalë janë të pasura në kalium, i cili, sipas studimeve, ulë nivelin e shtypjes së gjakut dhe redukton rrezikun e goditjes në tru. /Lajmi.net/