Vaji i njohur dietal, i dëmshëm për shëndetin

Vaji kanola përkeqëson memorien she shkakton sëmundjen Alzheimer.

Lifestyle

29/01/2020 19:37

Vaji kanola është vaji më i konsumuar në botë, por dihet shumë pak për efektet e saj në shëndet. Një studim i ri nga kërkuesit e shkollës Lewis Katz për mjekësinë, duke u bazuar në konsumimin e vajit gjatë dietave vijmë deri tek përkeqësimi i memories, humbja e peshës dhe fitimi i sëmundjes Alzheimer.

Studimet treguan që vaji për trurin është më shumë i dëmshëm se sa i dobishëm për shëndetin, raporton “Natural Solutions Magazine”, transmeton lajmi.net.

Studiuesit filluan duke i ndarë minjtë në dy grupe në moshën gjashtë muajsh, përpara se kafshët të krijonin shenja të sëmundjes së Alzheimerit. Një grup përdorte dietë normale, ndërsa tjetri kishte dietën e plotësuar me ekuivalentin rreth një lugë gjelle vaj kanola çdo ditë.

Studiuesit pastaj vlerësuan kafshët në 12 muaj. Një nga ndryshimet e para të vërejtura ishte në peshën e trupit – kafshët në dietën e pasuruar me vaj kanola peshonin dukshëm më shumë sesa minjtë në dietën e rregullt.

Testet për të vlerësuar kujtesën e punuar, memorien afatshkurtër dhe aftësinë e të mësuarit zbuluan ndryshime shtesë. Më e rëndësishmja, minjtë që kishin konsumuar vaj kanola për një periudhë prej gjashtë muajsh pësuan dëmtime në kujtesën e punës.

Nga këto eksperimente studiuesit erdhën në përfundim që vaji kanola nuk është i shëndetshëm për përdorim. /Lajmi.net/