Humbi 12 kg dhe u shokua kur e kuptoi shkaktarin
Rënja e flokëve ishte simptomë e kancerit në vezore.
Lifestyle
Humbja e flokëve u shkaktua pasi që ajo kishte tumor 30cm në vezoren e saj. Beth Dinsley nga Lydd, Kent, ishte shokuar pasi që ajo filloi të humbiste flokët me shpejtësi të madhe në gusht të vitit 2017, raporton “Daily Mail”, transmeton lajmi.net.
Pas pushimeve gjatë verës ajo filloi studimet në Universitetin e Lincoln-it, nga shqetësimi se diqka nuk ishte në rregull e ëma e dërgoi vajzën që të bënte një skenim CT.
Në vezoren e djathtë u shfaqën shenja kanceri, rënja e flokëve ishte njëra nga simptomat. Diagnoza e saj bëri që ajo të ndaloj studimet për një kohë. /Lajmi.net/

