Pekini shndërrohet në qytet fantazmë

Si pasojë e koronavirusit deri më tash kanë vdekur 81 persona dhe rreth 3,000 të tjerë janë infektuar në gjithë botën.

Bota

27/01/2020 18:28

Për shkak të masave paraprake, qeveria kineze ka mbyllur një duzinë qytete nga të cilat njerëzit nuk duhet të largohen ose të hyjnë.

Sidoqoftë, në disa qytete jo-karantinë, masat më të larta paraprake janë të vendosura, të ashtuquajturat Urgjencë e klasës 1. Kjo është arsyeja pse qytetarët këshillohen që të mos dalin në rrugë ose ta bëjnë këtë vetëm kur është e nevojshme.

Qytetarët i përmbahen udhëzimeve, siç tregohet nga fotot e Pekinit, rrugët e të cilit janë bosh, transmeton KosovaPress.