LeBron James largohet duke qarë nga aeroplani i LA Lakers pasi mëson vdekjen e Kobe Bryant
Afërsia e Kobe Bryant dhe LeBron James ka bërë që ky i fundit ta përjetojë rëndë humbjen e legjendës së NBA.

Sport
Kobe Bryant vdiq sot në një aksident me helikopter, ku në bord ishin edhe katër persona të tjerë – përfshirë edhe vajzën e tij Gianna 13-vjeçare.
E basketbollisti që dje e kaloi në renditje për koshashënuesin më të mirë, LeBron James është prekur mjaft nga humbja e mikut të tij, përcjell lajmi.net.
Ai është parë duke u larguar nga aeroplani i skuadrës së LA Lakers duke qarë. /Lajmi.net/
LeBron James exiting the Lakers Team plane, clearly heartbroken hearing the news of Kobepic.twitter.com/nFRuwvJcBH
— Hoop Central (@TheHoopCentral) January 26, 2020