Inter me tjetër hap fals – Nainggolan prish festën e ‘Zikaltërve’ duke marrë një pikë për Cagliarin

Skuadra e Inter ka bërë një tjetër hap të gabuar në luftën për titullin e kampionitë në Serie A.

Sport

26/01/2020 14:26

Lojtarët e Antonio Conte kanë lëshuar pikë para tifozëve të tyre, duke luajtur baras 1:1 me Cagliarin, shkruan lajmi.net.

Inter kaloi në epërsi pas 29’ minutave lojë. Debutuesi Ashley Young dha një asistim për Lautaro Martinez, i cili dërgoi topin në rrjetë për rezultatin 1:0.

Por, ‘Zikaltrit’ nuk ishin të aftë ta ruajnë këtë epërsi deri në fundin e takimit. Ndonëse kishin disa raste për të dyfishuar epërsinë, Inter nuk e bëri një gjë të tillë.

Cagliari reaguan me anë të Radja Nainggolan, i cili shënoi në minutën e 78’, me një goditje që u devijua edhe nga Bastoni.

Me këtë barazim, Inter numëron 48 pikë në pozitën e dytë në tabelë, dhe i jep mundësi Juves që me fitore eventuale të shkojë në 6 pikë diferencë.

Cagliari në anën tjetër ka 31 pikë në pozitën e gjashtë në klasifikimin e Serie A. /Lajmi.net/