Transferimet e Inter: Kështu pritet të duket skuadra e Conte në pjesën e mbetur të sezonit

Inter është një nga skuadrat më aktive në merkaton e janarit.

Sport

25/01/2020 09:15

‘Zikaltrit’ e Serie A kanë qenë mjaft aktiv në këtë merkato, duke transferuar disa lojtarë, të cilët vijnë nga Premierliga angleze.

Reparti ku është intervenuar më së shumti ka qenë ai i mesfushës, ku deri më tani janë afruar tre lojtarë; Ashley Young, Victor Moses dhe Christian Eriksen(akoma i pazyrtarizuar).

Gjithashtu, pritet që Inter të kryej edhe një lëvizje, po ashtu nga Premierliga, por kësaj radhe për repartin e sulmit. Olivier Giroud është emri që kërkohet.

Me gjithë këto afrime në skuadër, pritet që edhe formacioni i Antonio Conte të ndryshojë. Sigurisht, sistemi do të mbetet i njëjti, 3-5-2, por 11-a startuese pritet të ndryshojë.

Samir Handanovic do të jetë i paprekur në portë, njësoj sikur treshja e mbrojtjes, Skriniar, De Vrij dhe Bastoni.

Në mesfushë, Brozovic do të mbajë qendrën, së bashku me Eriksen dhe Barella, ky i fundit që sipas medieve italiane pëlqehet më shumë sesa Sensi, nga Conte. Krahët e mesfushës pritet të mbulohen nga dy prurjet e reja, Moses e Young.

Kurse, pa ndërhyrje do të jetë edhe faza e sulmit, edhe në rast se afrohen emra si Giroud apo Llorente.

Lautaro Martinez dhe Romelu Lukaku kanë fituar besimin e Conte. Secila ardhje do të ishte vetëm si alternativë e dyshes. /Lajmi.net/