Eriksen tek Inter punën e kryer – ja kur finalizohet marrëveshja

Christian Eriksen do të jetë përforcimi i madh i Inter, në merkaton e janarit.

Sport

25/01/2020 08:46

Inter dhe Tottenham Hotspur tashmë janë pajtuar për transferimin e yllit danez në Itali, dhe zyrtarizimi është çështje kohe.

‘The Guardian’ shkruan se Eriksen do të kompletojë transferimin 20 milionësh tek Inter gjatë javës së ardhshme, transmeton lajmi.net.

Inter ka pasur disa oferta drejt danezit, para se dy skuadrat të arrinin marrëveshje me njëra tjetrën.

Nga ato oferta është arritur marrëveshje për kushtet personale të kontratës, ku sipas raportimeve, Eriksen do të nënshkruajë një kontratë të vlefshme për katër vite e gjysmë.

Danezi do të fitojë rreth 260 mijë funte në javë, dhe kjo shumë mund të rritet në 320 mijë. /Lajmi.net/