Inter dhe Tottenham arrijnë marrëveshjen për Eriksen – do të paguhen 20 milionë euro

Christian Eriksen do të jetë lojtar i Inter.

Sport

24/01/2020 18:02

Inter dhe Tottenham Hotspur më në fund janë pajtuar për transferimin e Eriksen në Itali.

Gianluca Di Marzio raporton së fundmi se palët kanë finalizuar marrëveshjen dhe tashmë pritet vetëm zyrtarizimi, që është çështje kohe, transmeton lajmi.net.

Inter do t’i paguaj Tottenhamit 20 milionë euro për kartonin e danezit, pa përfshirë bonuset.

Lojtari do të jetë në Itali gjatë këtij vikendi, për të nënshkruar kontratën si dhe për të finalizuar testet mjekësore. /Lajmi.net/